Daja kërkon mbrojtës e mesfushor!

0%

Dinamo vijon të jetë aktive në ditët e fundit të merkatos, teksa një nga emrat që po monitorohet nga klubi kryeqytetas është Jetmir Topalli. Sulmuesi kosovar, me eksperiencë në kampionatin e Kosovës dhe në Turqi, është në listën e bluve, por aktualisht nuk përbën prioritetin kryesor.

Topalli e ka nisur karrierën te 2 Korriku dhe Vushtrria, përpara se të bashkohej me Ballkanin në vitin 2018, ku spikati me 10 gola në sezonin 2018/19. Më pas ai luajti edhe për Feronikelin dhe u rikthye te Ballkani, ndërsa paraqitjet e tij i siguruan një transferim në Turqi.

Pavarësisht interesimit të Dinamos, Topalli po shqyrton fillimisht mundësinë për të vijuar karrierën në një tjetër kampionat jashtë vendit. Nëse kjo alternativë nuk konkretizohet, atëherë kalimi te Dinamo mund të bëhet një opsion real. Ndërkohë, trajneri Ilir Daja i ka të qarta kërkesat për drejtuesit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prioriteti i tij është afrimi i një qendërmbrojtësi, një mbrojtësi krahu dhe një mesfushori. Për këtë arsye, një sulmues i ri nuk është në krye të listës së merkatos. Dinamo po punon për të plotësuar këto tre pozicione në ditët e fundit të merkatos, ndërsa situata e Topallit mbetet për t’u monitoruar.

Nëse sulmuesi nuk gjen zgjidhjen e dëshiruar jashtë Shqipërisë, “blutë” mund të bëhen një alternativë konkrete për të. Sakaq, një nga opsionet e Dinamos ishte rikthimi i Alesio Mijës, por ky i fundit fi rmosi me Partizanin dhe aktualisht, Dinamo ka nevojë për ndërhyrje në merkato.

Përndreca ende nuk ka fi rmosur përfundimisht dhe është huazim teksa në të majtë është vetëm Lorran, deri sa të kthehet edhe Neziri. Në të djathtë, është Ismaili dhe Maliqi, me këtë të fundit të dëmtuar dhe Ismaili po luan rregullisht në Kupat e Europës duke bërë paraqitje të mira.

Burimi: Bota Sot