Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takimin me Kurtin, me të Osmani dhe

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me deputetët Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

Ndërkohë, sot ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbajtur një takim konsultativ me liderët e partive politike në Zyrën e Presidentes, me fokus çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Tri partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca, kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim. Kurti arrin në Kuvend për takim me Abdixhikun Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com