Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti, po takohet sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale në vend.
Analisti Faton Mehmeti në një përgjigje për “Bota sot”, tha se gjithçka varet nga sinqeriteti i LVV-së për arritjen e një marrëveshjeje me LDK-në. Ai vlerësoi se Lumir Abdixhiku është i interesuar për marrëveshje, ndërsa theksoi se Kosova ka nevojë ta tejkalojë ngërçin institucional përmes një presidenti konsensual.
Duke shtuar se, mbetet të shihet nëse do të ketë vullnet të vërtetë për një marrëveshje. “Krejt varet prej Lëvizjes Vetëvendosje sa është e sinqertë në këtë takim me LDK-në, për shkak se duket që zoti Abdixhiku është shumë i interesuar për një marrëveshje me Vetëvendosjen, për shkak të zhvillimeve të brendshme që i ka në LDK dhe cilat, ai di shumë mirë që nëse shkojmë në zgjedhje, atij i kushton tepër shumë.
Prandaj është i interesuar për një marrëveshje dhe ka bë gjittçka, tek e fundit ka thënë që ne jemi të gatshëm edhe pa asgjë në këmbim, thjesht me ndihmu në këtë proces.
Kështu që po dua të besojë që ky takim që është paralajmëruar, do të shënojë si të thuash një zhvillim të ri në kuptimin që të ketë një marrëveshje për një president konsensual, jo disa emra që po përfliten, po mbetet për tu parë. Gjithsesi është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, sepse Kosova ka nevojë me tejkalu këtë ngërçë.
Mbetet për t’u parë se sa është i sinqertë zoti Kurti dhe nëse është realisht i interesuar për zgjedhjen e presidentit, apo për ta shtyrë edhe më tej këtë proces. Nga ana tjetër, mbetet të shihet edhe qëndrimi i LDK-së, e cila në fund kishte dhënë fjalën se do ta ndihmonte këtë proces. Tash duhet të shihet nëse do të ketë vullnet të vërtetë për një marrëveshje” , tha ai.
Kujtojmë, se Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë këtyre ditëve do të zhvillojë një tjetër takim me LDK-në.
