Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham tha sot se Britania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën “100%” kundër pushtimit rus, pasi Moska e paralajmëroi Londrën për pasojat mbi raportimet se dronë të prodhuar në Britani u përdorën në sulme në tokën ruse.
“Mbretëria e Bashkuar po bën atë që ka thënë prej kohësh se do të bëjë, që është të mbështesë Ukrainën 100% kundër kësaj lufte të paligjshme të udhëhequr nga Vladimir Putin”, th a kryeministri britanik.
“Ne ofrojmë mbështetje në mënyrë që Ukraina të mund të mbrojë veten dhe ky ka qenë qëndrimi britanik gjatë gjithë kësaj lufte nga kryeministrat e mëparshëm dhe mbetet i njëjtë për mua” , tha ai. “Ne nuk jemi miq të lehtë. Ne do të jemi atje në kohën e nevojës së Ukrainës dhe kjo nuk do të ndryshojë”, shtoi ai.
