Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në tri aksidente të rënda trafiku të raportuara në Pejë, Malishevë dhe Podujevë. Në Kliqinë të Pejës, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës dhe në të janë përfshirë tri vetura. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar, ndërsa njëri prej tyre, pasi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka ndërruar jetë.
Një i vdekur dhe tre të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Kliqinë, ku janë përfshirë tri vetura. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar”, ka thënë Gashi.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës është bërë e ditur se pacienti është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. “Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Dy pacientët e tjerë, sipas spitalit, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë në gjendje stabile. Ndërkohë, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, një aksident ku u përfshinë katër automjete ka lënë të lënduar një zyrtar policor dhe pesë persona të tjerë.
Aksident me katër automjete në Malishevë, lëndohet një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj njëri prej automjeteve kishte dalë nga rruga dhe kishte goditur zyrtarin policor, i cili ishte duke rregulluar komunikacionin.
“Rreth orës , në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. Njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore”, ka deklaruar Elezaj.
Policia më pas ka dhënë detaje se vozitësi i dyshuar po drejtonte automjetin me shpejtësi të madhe dhe kishte goditur katër automjete, ndërsa më pas edhe zyrtarin policor. I dyshuari është arrestuar dhe, pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës , në fshatin Surkish të Podujevës.
Sipas Policisë së Kosovës, një vozitës me automjet me targa të huaja dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër të drejtuar nga një shtetas kosovar. Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës, dy persona humbin jetën Si pasojë e përplasjes, vozitësi dhe pasagjeri në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën. Sipas raportimeve, viktimat ishin vëllezër.
Ndërkohë, vozitësi i veturës tjetër, pasi ka marrë trajtim mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia e Kosovës po heton të gjitha rastet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve.
