Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shfaqen të dashuruar gjatë

0%

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë shijuar momente romantike gjatë një udhëtimi tropikal, ku çifti është fotografuar duke kaluar kohë së bashku në praninë e familjarëve. Ylli 45-vjeçar i “reality show” publikoi në Instagram një seri fotografish dhe videosh nga pushimet, ku përfshiu edhe disa momente me pilotin britanik të Formula 1, 41 vjeç.

Në njërën prej fotografive, Hamilton shihet duke e përqafuar Kim nga pas, ndërsa ajo pozon me bikini, shkruan DailyMail. Në një tjetër moment, dyshja shfaqet e përqafuar gjatë një shëtitjeje në plazh. Kim ndau gjithashtu fotografi me bikini vjollcë, ndërsa shijonte detin, si dhe pamje nga aktivitetet e saj gjatë pushimeve, përfshirë një tentativë për të bërë surf.

Në udhëtim ishin edhe fëmijët e Kim, si dhe motra e saj Khloé Kardashian me dy fëmijët e saj. Familja kaloi kohë në plazh, ndërsa në fotografi u shfaqën edhe momentet e fëmijëve duke shijuar pushimet dhe natyrën. Kim dhe Hamilton kanë qenë në qendër të vëmendjes që prej fillimit të lidhjes së tyre këtë vit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dyshja ka kaluar gjithnjë e më shumë kohë së bashku dhe duket se marrëdhënia e tyre është bërë pjesë e jetës familjare. Hamilton madje ka bërë edhe komente publike për Kim, duke konfirmuar me humor se ajo është arsyeja pse ai është shfaqur më i lumtur kohët e fundit.

Burimi: Telegrafi