Vrasja e turistit në Ksamil, shoqërohen 38 persona – ndalohet edhe

0%

Policia e Sarandës ka shoqëruar 38 persona për t’i marrë në pyetje lidhur me vrasjen e një 20-vjeçari portugez, i cili u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit në lokalin “Principote” në Ksamil. Sipas burimeve të raportuara, përveç 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes, hetimet po shtrihen edhe te persona të tjerë që dyshohet se kanë pasur dijeni ose rol në ngjarje.

Në kuadër të hetimeve është ndaluar edhe 24-vjeçari Moisid Matushaj, banues në Gjirokastër, i cili punon si Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Matushaj dyshohet se e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes pas vrasjes. Sipas hetimeve, të dy punonin si pjesëtarë të sigurimit në lokalin “Principote”.

Policia po heton gjithashtu një çift shtetasish turq, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në largimin e autorit nga vendi i ngjarjes. Sipas hetimeve, ata drejtonin automjetin ku dyshohet se ishte fshehur Vata. Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe 36-vjeçari Bekim Bulica, i cili dyshohet se ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e vrasjes, ndërsa pritet që në vijim të ketë edhe persona të tjerë të ndaluar ose të arrestuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com