Kryeministri Burnham thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të

0%

Kryeministri Andy Burnham ka deklaruar të martën, më se Britania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën 100% kundër pushtimit të Rusisë, pasi Moska paralajmëroi Londrën për pasojat lidhur me raportet se dronë të prodhuar në Britani ishin përdorur në sulme në territorin rus, raporton Reuters .

“Kjo është Mbretëria e Bashkuar që po bën atë që ka thënë prej kohësh se do të bëjë, që është të mbështesë Ukrainën 100% kundër kësaj lufte të paligjshme të udhëhequr nga Vladimir Putin” – u ka deklaruar Burnham gazetarëve.

“Ne po ofrojmë mbështetje në mënyrë që Ukraina të mund ta mbrojë veten, dhe ky ka qenë qëndrimi britanik gjatë gjithë këtij konflikti nga kryeministrat e mëparshëm, mbetet i tillë edhe për mua”, ka thënë ai. “Ne nuk jemi miq të motit të mirë. Ne do të jemi atje në orën e nevojës së Ukrainës, dhe kjo nuk do të ndryshojë”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo