Jose Mourinho flet për herë të parë pas kthimit te klubi spanjoll

0%

Jose Mourinho është prezantuar zyrtarisht sot si trajneri i ri i Real Madridit, duke nisur kështu kapitullin e dytë në stolin e klubit madrilen. Gjatë prezantimit, 63-vjeçari foli me emocion për rikthimin në Madrid, duke e cilësuar si një kthim në shtëpi. “Real Madridi është maja e karrierës së një trajneri. Është kthim në shtëpi dhe është edhe më bukur se herën e parë që erdha.

Unë jam njëri prej jush, që nga dita kur u largova, gjithmonë kam qenë njëri prej jush” , u shpreh Mourinho Mourinho drejtoi Real Madridin edhe në periudhën 2010-2013, gjatë së cilës fitoi titullin e LaLigës, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Burimi: Bota Sot