​Dronët “bien si shi” mbi Moskë, vazhdon sulmi rus në Kharkiv

0%

Forcat ukrainase nisën 791 sulme me dronë mbrëmë kundër 15 rajoneve ruse, përfshirë Moskën, Krimenë e pushtuar, si dhe ujërat e Detit të Zi dhe Azov.

Në qytetin ukrainas të Energodarit, pranë centralit bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia, një banor u vra dhe 15 të tjerë u plagosën këtë mëngjes në një sulm me dron ukrainas në një stacion autobusi sipas kryebashkiakut Maxim Pukhov, raporton ANSA e përcjell KosovaPress.

Një tjetër sulm me raketa ruse vrau 10 persona në Kharkiv sipas guvernatorit rajonal Oleg Synegubov, ku tetë persona të tjerë u plagosën dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor. Të paktën 10 shtëpi private, një kafene, një zyrë postare, një dyqan dhe të paktën shtatë makina u dëmtuan në sulm. Nuk mungoi as reagimi publik i të parit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky i fundit njoftoi se Ukraina “padyshim do t’i përgjigjet” sulmit ajror rus në Kharkiv, i cili vrau të paktën 10 persona këtë mëngjes. “Në këtë kohë ka 10 viktima. Ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve të tyre. Shumë njerëz janë plagosur dhe po marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ekipet e shpëtimit kanë shuar tashmë zjarrin dhe të gjitha shërbimet e emergjencës dhe të shpëtimit vazhdojnë të veprojnë në vendngjarje. Hetimet janë duke u zhvilluar për të rindërtuar rrethanat e kësaj tragjedie”, tha Zelensky. Presidenti ukrainas u bëri thirrje aleatëve evropian që ta mbështesin Ukrainën dhe ta shtojnë presionin mbi shtetin rus.

“Ne padyshim do t’i përgjigjemi këtij sulmi rus. Dhe është po aq e rëndësishme që partnerët tanë të plotësojnë përgjigjet tona të përshtatshme kinetike me veprimet e tyre për të ushtruar presion mbi Rusinë dhe për të mbështetur Ukrainën” , shtoi udhëheqësi ukrainas. Nuk ka ende ndonjë reagim nga udhëheqësit evropian.

Burimi: Bota Sot