Faton Peci i kundërpërgjigjet Përparim Ramës: “Jo në emrin tim dhe të

0%

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për protestën e paralajmëruar të kryetarëve të komunave kundër Qeverisë Kurti. Peci ka thënë se Rama nuk mund të flasë në emër të tij dhe të Mitrovicës, duke e akuzuar për tendencë për të luajtur rolin e liderit opozitar. “JO në emrin tim dhe të Mitrovicës, Përparim!”, ka shkruar Peci.

Ai ka kundërshtuar edhe pretendimet për dëmin prej qindra milionë eurosh ndaj komunave, duke thënë se për këtë çështje askush nuk është ftuar as për intervistim e as për të dhënë shpjegime. Reagimi i Pecit: JO në emrin tim dhe të Mitrovicës, Përparim!

E kuptoj tendencën tënde për të luajtur rolin e liderit opozitar karshi Qeverisë, por nuk kam mirëkuptim karshi tendencës të flasësh në emër të të gjithë kryetarëve të komunave, e aq më pak të Mitrovicës. Nëse diçka e dëmton interesin publik dhe qytetar, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, është tendenca e krisur që disa komuna t’ia bëjnë opozitën Qeverisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata që i paskan shkaktuar 334 milionë euro dëm (nëse po flisni për kontratën kolektive) i ke në tavolinë, po ti s’e di kontekstin institucional dhe politik në vend, dhe për këtë dëm prej qindra milionë eurosh askush nuk është ftuar as në intervistim, as për të dhënë shpjegim.

Burimi: Bota Sot