Prokurori i Shtetit ka njoftuar që në 24 orët e fundit ka ngritur 64 aktakuza kundër 82 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona, janë parashtruar 3 kërkesa për caktimin e masës me paraburgim kundër 3 personave, si dhe është parashtruar 1 kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër 1 personi .
Ndërsa Prokuroria Speciale, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 1 personi si dhe ka ngritur aktakuzë kundër 1 personi. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar 4 persona, për vepër të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 3 persona të dyshuar.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 12 aktakuza, kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndalur 2 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka parashtruar 1 kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër 1 personi.
Prokuroria Themelore Gjilan ka ndaluar 4 persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur 7 aktakuza, kundër 8 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar 3 persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar 1 të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, ka parashtruar 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 1 personi, si dhe ka ngritur 35, kundër 43 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person, si dhe ka ngritur 2 aktakuza, kundër 3 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar 1 kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, kundër 1 personi dhe ka ngritur 7 aktakuza, kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.
Raportin e plotë e gjeni këtu .
