Joe Biden publikon librin e kujtimeve “Promise Me, America” – “Më

0%

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë më librin e tij të kujtimeve presidenciale me titullin “Promise Me, America”, “Më premto, Amerika”, dy javë pas zgjedhjeve të midtermave.

Botuar nga shtëpi botuese “Little, Brown and Company”, libri ofron një pasqyrë personale të katër viteve të tij në Shtëpinë e Bardhë, sfidave kombëtare dhe vendimit për t’u tërhequr nga garë e zgjedhjeve të vitit 2024.

Në libër, Biden reflekton mbi menaxhimin e pandemisë COVID-19, rindërtimin ekonomik, politikën e jashtme, duke përfshirë tërheqjen nga Afganistani, forcimin e NATO-s, mbështetjen për Ukrainën dhe Kosovën si dhe rivendosjen e normave demokratike pas 6 janarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai diskuton debatin e qershorit 2024 dhe vendimin për t’u tërhequr, si dhe përgjigjen pozitive ndaj trajtimit pas diagnozës së kancerit të prostatës në vitin 2025. Mesazhi kryesor mbetet besimi i tij te populli amerikan dhe te e ardhmja e vendit. Për lexuesit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë trojet shqiptare dhe diasporë, përmendja e Kosovës nuk është e rastësishme.

Ngaqë zoti Biden, ka një lidhje të gjatë me Kosovën, që daton nga koha e tij si senator. Kur zoti Biden së bashku me ish kongresistin republikan të New Yorkut, me lidhje të gjata dhe të forta në senat e kongres sponsorizuan disa rezoluta për Kosovën.

Në vitet 1998/99 ai ishte ndër mbrojtësit më të vendosur të ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit dhe mbështeti fuqimisht shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Biden ka vlerësuar publikisht liderët kryesorë të Kosovës.

Për Ibrahim Rugovën, në fjalimin e tij të vitit 2016 në Kosovë, gjatë ceremonisë së emërtimit të autostradës me emrin e djalit të tij Beau, Biden tha se kishte nderin ta takonte: “Një njeri i mirë, i butë, i shkëlqyer, një hero kombëtar, të cilin e humbëm nga kanceri.” Ndërsa, për Hashim Thaçin, në vitin 2010, si zëvendëspresident, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, Biden e krahasoi atë me figurën themeluese të Amerikës, duke thënë se Thaçi është “George Washington-i i Kosovës”.

Ky vlerësim u bë në kohën kur Thaçi ishte kryeministër dhe po udhëhiqte proceset e konsolidimit të shtetit. Lidhur me Ramush Haradinajn, Biden ka treguar respekt të veçantë. Në fillim të viteve 2000, pasi vizitoi manastirin e Deçanit, ai i dërgoi Haradinajt një letër konfidenciale, duke e kërkuar personalisht që të garantonte mbrojtjen e manastirit.

Gjatë dhunës së marsit 2004, kur shumë objekte fetare u dëmtuan, manastiri i Deçanit mbeti i paprekur. Biden më vonë deklaroi publikisht se Haradinaj e kishte mbajtur fjalën e tij. Ai e përshkroi atë si një udhëheqës të fortë dhe i dha merita për kontributin në qetësimin e situatës.

Si president, Biden vazhdoi të theksonte se Kosova mbetet një vend i posaçëm për familjen e tij, duke rikujtuar edhe shërbimin e djalit të tij Beau në Kosovë për forcimin e sundimit të ligjit. Libri Promise Me, America vjen kështu si një përmbledhje e një karriere ku Kosova dhe liderët e saj kanë zënë vend të rëndësishëm.

Për diasporën dhe opinionin në Kosovë e Shqipëri, botimi ofron një dritare mbi mënyrën se si një lider amerikan ka parë dhe vlerësuar figurat që kanë shënuar historinë e re të Kosovës.

Burimi: Bota Sot