Vrasja e turistit portugez në Ksamil, Policia shpall në kërkim

0%

Një 20-vjeçar portugez u vra me thikë mëngjesin e sotëm brenda ambienteve të klubit të natës ‘La Guerre’ të kompleksit ‘Principotes’ në Ksamil, pas një konflikti që dyshohet se nisi për një vajzë. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, ‘Principotes’ dikur i njohur me emrin ‘Tortuga Bay’ është një kompleks i themeluar në vitin 2022.

Kompleksi është në pronësi të një 71-vjeçareje, Kade Bulica nga Kukësi, ndërsa administrohej tashmë nga 36-vjeçari Bekim Bulica. Ky i fundit, pas ngjarje ku humbi jetën 20-vjeçari portugez, u largua nga vendngjarja dhe u arratis drejt Tiranës për t’iu shmangur hetimeve, ndërsa poliica e ka shpallur në kërkim.

Viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh për të festuar. Ngjarja ndodhi rreth orës dhe sipas të dhënave paraprake, pas një konflikti që dyshohet se nisi brenda lokalit ‘Principote’, 20-vjeçari është goditur disa herë me mjet prerës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autori i vrasjes, Sokrat Vata u arrestua pas 5 orësh arrati në Fier, aty ku ishte fshehur në bagazhin e një makine e cila drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër, të dy shtetas turq.

Po ashtu, Moisid Matushaj 24 vjec, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër, është ndaluar nën dyshimet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata, autorin e vrasjes së 20-vjecarit sot në Ksamil.

Burimi: Bota Sot