Gjiganti i Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal thuhet se ka etiketuar tre emra sulmuesit të njohur si objektiva të mëdhenj të afatit kalimtar të verës. Sipas mediumit britanik talkSPORT , Al-Hilal ka përzgjedhur tre emra kryesorë për pozicionin e sulmuesit, me Harry Kane të Bayern Munich si objektivin kryesor.
Gjigandët sauditë kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e reprezentuesit anglez për të diskutuar mundësinë e një transferimi marramendës. 🚨 Harry Kane 𝗘𝗫𝗖𝗟𝗨𝗦𝗜𝗩𝗘 Sources confirm striker’s brother and agent, Charlie, has met with Al-Hilal to discuss a potential blockbuster move as Bayern Munich star considers next move @GraemeBailey | #FCBayern — TEAMtalk (@TEAMtalk) August 18, 2026 Me kontratën e tij aktuale që skadon vitin e ardhshëm, Bayern është i vendosur ta zgjasë qëndrimin e Kanet.
Megjithatë, raporti shton se 33-vjeçari nuk e përjashton një transferim te gjigantët sauditë. Megjithatë, përveç Kane, Al Hilal ka etiketuar edhe dy sulmues të njohur, të cilët është duke i monitoruar.
Oferta prej 130 milionë eurosh refuzohet nga Galatasaray për yllin e madh Victor Osimhen i Galatasarayt dhe Ollie Watkins i Aston Villas janë dy objektivat e tjerë kryesorë në radarin e Al-Hilal. Sulmuesi nigerian mund të largohet këtë verë për shifrën e dëshiruar nga turqit, ndërsa Aston Villa është e bindur se Watkins nuk do të largohet këtë verë.
