“Nuk mund ta mbaja më”, Vin Diesel shpërthen në lot teksa lexon

0%

Aktori i njohur Vin Diesel, i cili prej vitesh është një nga figurat kryesore të serisë së filmave “Fast & Furious”, ka zbuluar se është përlotur gjatë leximit të skenarit të filmit të fundit të kësaj sage. Filmi i 11-të, i cili pritet të titullohet “Fast Forever”, është planifikuar të shfaqet në kinema më dhe pritet t’i japë fund serisë së famshme aksion.

Diesel tregoi se për finalen është punuar për rreth katër vjet dhe janë angazhuar katër ekipe të ndryshme shkrimtarësh, pasi aktori dëshironte që përfundimi të ishte në nivelin e duhur. “U desh të kalojmë nëpër katër ekipe shkrimtarësh dhe katër vite zhvillimi për të arritur te diçka që mendoja se do të ishte e denjë për finalen.

Kur e lexova skenarin para disa javësh, qava”, k a treguar Diesel, shkruan Daily Star. Ai tha se emocionet u shtuan teksa vazhdonte të lexonte skenarin. “Pas katër shkrimtarëve të ndryshëm, katër viteve zhvillim dhe pasi e lexova skenarin, në mes të tij më ra një lot. Në fund të skenarit, për të cilin kishim punuar aq shumë për katër vjet që ta bënim siç duhet për ju, po qaja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk mund ta mbaja më dhe duhej t’ua tregoja të gjithëve” , rrëfeu aktori. Madje, edhe familjarët e tij u detyruan t’i kërkonin të qetësohej. “Motra ime më tha: ‘Më nuk ka të qara, vëlla’. Kështu që dua të them se ndonjëherë edhe djemtë më të fortë në botë kanë nevojë të qajnë” , tha Diesel.

Aktori bëri të ditur gjithashtu se xhirimet e filmit të fundit pritet të nisin në dhjetor, nëse realizohet kërkesa e studios. Filmi final do të drejtohet nga Louis Leterrier, i cili më herët ka paralajmëruar për përfundimin: “Do të ketë një fund, dhe është i mrekullueshëm.”

Burimi: Bota Sot