Banorët e Bajçinës alarmojnë për shpejtësinë e automjeteve

0%

Banorët e fshatit Bajçinë të Podujevës kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për rritjen e sigurisë në rrugë, për shkak të shpejtësisë së lartë të automjeteve. Një qytetar ka dërguar video në redaksi, duke thënë se në këtë zonë kanë ndodhur rreth pesë fatkeqësi brenda një viti. Ai thotë se ka kërkuar vendosjen e pengesave pranë Ministrisë së Infrastrukturës, por ende nuk është ndërhyrë.

Sipas tij, banorët janë të rrezikuar vazhdimisht, ndërsa në disa raste automjetet kanë përfunduar edhe në oborre të shtëpive.

Burimi: Bota Sot