Rizvanolli: KEK-u do të eksportojë thëngjill në Maqedoninë e Veriut

0%

Shpërndaje në: Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se që gjatë tri vjetëve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të eksportojë thëngjill në Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 73.2 milionë euro. Sipas saj, kontrata është nënshkruar për herë të parë mes KEK-ut dhe ESM-së.

Çmimi prej 24.4 Euro për ton, pa TVSH, është shumëfish më i favorshëm për KEK-un në krahasim me kontratat e kaluara që bëheshin përmes ndërmjetësuesve.

Për shembull, herën e fundit që Kosova ka eksportuar në Maqedoni të Veriut, KEK-u e ka shitur thëngjillin në një tender të jashtëligjshëm me çmim prej vetëm 8 Euro, duke përfshirë tantiemën prej 3 Euro dhe TVSh-në prej 18%”, ka shkruar Rizvanolli. Ajo ka shtuar se prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë nuk ndikohet nga kjo kontratë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“…duke qenë se ESM është përgjegjëse për eskavimin dhe transportin e thëngjillit që do ta blejë”, ka shtuar ajo.

Burimi: Koha