“Jini të sjellshëm”, Blake Lively i kushton homazh Hayden Panettiere

0%

Blake Lively ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes së Hayden Panettiere, duke kujtuar njëkohësisht edhe Michelle Trachtenberg. Aktorja 38-vjeçare u kërkoi fansave të tregojnë më shumë mirësi dhe të mos gjykojnë atë që të tjerët mund të jenë duke përjetuar në jetën e tyre.

Në “Instagram Stories”, Lively publikoi një montazh me momente nga filmi i Disney-t Ice Princess , ku Panettiere dhe Trachtenberg luajtën së bashku në vitin 2005, shkruan DailyMail. “Jini, të sjellshëm. Nuk e dini kurrë se çfarë po kalojnë të tjerët”, shkroi ajo, duke shtuar: “Faleminderit të dyja këtyre grave për gjithë gëzimin që u sollët kaq shumë njerëzve”.

Panettiere u nda nga jeta më , në moshën 36-vjeçare, ndërsa Trachtenberg ndërroi jetë më , në moshën 39-vjeçare. Dy aktoret kishin ndarë ekranin në Ice Princess , ndërsa Trachtenberg dhe Lively kishin punuar së bashku edhe në serialin e njohur Gossip Girl .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas vdekjes së Trachtenberg, Lively kishte ndarë një tjetër homazh emocional për kolegen e saj, duke kujtuar takimin e tyre të parë në sheshxhirimin e Gossip Girl dhe duke e përshkruar atë si një person jashtëzakonisht besnik, të sjellshëm dhe të ndjeshëm. Në Ice Princess , Trachtenberg interpretoi Casey Carlyle, ndërsa Panettiere luajti Gen Harwood.

Filmi i vitit 2005 rrëfen historinë e një vajze të re që zbulon pasionin për patinazhin artistik dhe përballet me rivalitetin, por edhe miqësinë, në botën e këtij sporti.

Burimi: Telegrafi