Tenisti italian Jannik Sinner mund të mungojë në US Open, shkruan e përditshmja italiane “Gazzetta”. Sipas raportimeve, Sinner u kthye të hënën në Torino, ku ka nisur rikuperimin nga dëmtimi i gjurit dhe zhvilloi stërvitjen e parë në ambient të mbyllur.
Tenisti më i mirë në botë do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme, pas të cilave do të merret vendimi përfundimtar nëse do të marrë pjesë në turneun e fundit Grand Slam të sezonit. Nëse testet nuk tregojnë se gjuri i Sinnerit është plotësisht i shëndetshëm, italiani do të detyrohet ta humbasë turneun. US Open është planifikuar të zhvillohet nga 30 gushti deri më 13 shtator.
