Përfundon stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën Klinë–Gurrakoc

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka parë nga afër përfundimin e punimeve për stabilizimin e rrëshqitjes së dheut në rrugën rajonale R104, në segmentin Klinë–Gurrakoc. Rrëshqitja e dheut kishte paraqitur rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kishte iniciuar menjëherë procedurat për sanimin e dëmtimit.

Punimet për rehabilitimin dhe stabilizimin e këtij segmenti kanë përfunduar brenda dy muajve. Me përfundimin e tyre, rruga është stabilizuar plotësisht dhe tashmë ofron kushte më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, njofton ministria. Gjatë vizitës në terren, ministri Basha theksoi rëndësinë e investimeve konkrete në infrastrukturën rrugore.

“Vazhdojmë me punë konkrete dhe investime që sjellin rrugë më të sigurta për qytetarët tanë ”, vlerësoi ministri Basha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot