Cruz Beckham dhe Jackie Apostel shijojnë pushimet në Amalfi, puthje

0%

Cruz Beckham dhe e dashura e tij, Jackie Apostel, po shijojnë disa ditë pushimi në Itali, teksa çifti u fotografua duke kaluar kohë së bashku në Bregun e Amalfit. Muzikanti 21-vjeçar dhe këngëtarja 30-vjeçare u panë në një hotel luksoz, duke marrë rreze dielli pranë pishinës.

Në një moment, Cruz i dhuroi Jackie-t një puthje pasionante, ndërsa të dy dukeshin të relaksuar gjatë pushimeve të tyre, shkruan DailyMail. Jackie u shfaq me bikini të bardha dhe më vonë me një palë bikini të kuqe, ndërsa Cruz kishte veshur pantallona të shkurtra noti blu.

Çifti, i cili thuhet se është bashkë prej rreth dy vitesh, u pa gjithashtu duke ecur dorë për dore pranë pishinës dhe duke shijuar drekën. Në pushimet familjare ishte edhe nëna e Cruz, Victoria Beckham, e cila u fotografua me bikini të zeza, ndërsa David Beckham u shfaq me pantallona të shkurtra noti. Pranë tyre ishte edhe vajza e çiftit, Harper, 15 vjeçe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pushimet në Itali vijnë në një periudhë kur Cruz dhe Jackie kanë qenë vazhdimisht në vëmendjen e mediave për lidhjen e tyre. Jackie Apostel është një këngëtare dhe tekstshkruese braziliane, ndërsa Cruz po ndjek karrierën e tij në muzikë.

Burimi: Telegrafi