Gjykata e dënon me një vit e tre muaj burgim, e sulmoi nënën dhe

0%

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm e ka shpallur fajtor M.D. për tri vepra penale: “Dhuna në familje”, “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”. Për këto vepra, gjykata i ka shqiptuar një dënim unik prej një viti e tre muaj burgim dhe 500 euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, M.D. ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij në shtëpinë e tyre në fshatin Novosellë e Epërme të Gjakovës, duke mos respektuar edhe urdhrin për mbrojtje të caktuar më herët. Rasti ka kulmuar më , kur pas një konflikti, i pandehuri dyshohet se e ka goditur nënën e tij me shuplaka dhe e ka shtyrë, duke bërë që ajo të rrëzohej mbi tavolinë dhe të lëndonte dorën e majtë.

Sipas gjykatës, kur e dëmtuara kishte kërkuar ndihmë për t’u ngritur, për shkak të moshës dhe problemeve me gjunjë, M.D. e kishte goditur me shkelm në trup.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më pas, ai kishte marrë një hekur që përdoret për ndezjen e prushit dhe e kishte kanosur me fjalët: “Të ka ardhur momenti i fundit.” Si pasojë e dhunës, nëna e tij kishte pësuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin. Në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, duke filluar nga 17 shkurti 2026.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com