Shkëmbi i kënaqur me fitoren ndaj Vardarit, por jo edhe me lojën!

0%

Bledi Shkëmbin e ka kënaqur fitorja dhe 3 pikët e fituara ndaj Vardarit, mirëpo jo edhe loja e skuadrës. Ai thotë se skuadra nuk bëri një ndeshje shumë të mirë pavarësisht fitores. “Dihej që do ishte një ndeshje shumë e vështirë për vetë faktin e ekipit kundërshtar. Një skuadër e fortë, që në Strugë erdhi si kampion në fuqi. Mendoj që bëmë një ndeshje jo shumë të mirë, pavarësisht fitores.

Ishim përgatitur për të luajtur një ndeshje më të mirë, por pavarësisht kësaj, djemtë duhet përgëzuar, minimumi për grintën dhe luftën e treguar në fushën e blertë. Shënuam një gol me Radeskin që u anulua pa të drejtë, patëm edhe 3-4 raste të pastërta, dhe e gjithë kjo është meritë e skuadrës.” – th a trajneri Bledi Shkëmbi.

Strategu ynë foli gjithashtu edhe për debutuesin Qendrim Ismajli, por edhe paraqitjen e struganit, Egzon Belica, që dje kundër Vardarit e nisi ndeshjen si titullarë, duke zëvendësuar në qendër të mbrojtjes të pezulluarin, Landrit Rama. “Po, u aktivizuan Belica dhe Ismajli. Jam i kënaqur me të dy, por nga Ismajli pres akoma edhe më shumë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dy lojtarët na japin më shumë besim, sepse forcojnë grupin.” – deklaroi Shkëmbi, që dje regjistroi fitoren e 22-të nga gjithsej 38 ndeshje që ka udhëhequr skuadrën dhe fitoren e parë në duelet me Vardarin. Struga Trim Lum javën që vjen, e pret edhe një derbi tjetër, ai kundër Shkëndijës në transfertë.

Burimi: Bota Sot