Tentuan të vendosin gurthemelin e një kishe në Zagorë, Komuna e

0%

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se një grup qytetarësh të besimit katolik kanë tentuar të vendosin gurthemelin e një objekti fetar, kishë katolike, në fshatin Zagorë, pa leje nga institucionet komunale.

Në një njoftim publik, Komuna ka bërë të ditur se për këtë aktivitet nuk është paraqitur kërkesë për leje dhe se rrjedhimisht nuk është lëshuar autorizim për vendosjen e gurthemelit apo fillimin e punimeve.

“Komuna e Vushtrrisë njofton opinionin publik se dje është informuar se një grup qytetarësh të besimit katolik kanë tentuar të vendosin gurthemelin e një objekti fetar, kishë katolike, në fshatin Zagorë”, thuhet në njoftim. Protestë kundër ndërtimit të kishës në Zagor të Vushtrrisë Sipas Komunës, për aktivitetin nuk ka pasur njoftim paraprak të institucioneve kompetente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sqarojmë se për këtë aktivitet nuk është paraqitur asnjë kërkesë për leje pranë Komunës së Vushtrrisë dhe, rrjedhimisht, nga Komuna nuk është lëshuar asnjë leje për vendosjen e gurthemelit, fillimin e punimeve apo zhvillimin e çfarëdo aktiviteti ndërtimor në atë lokacion”, thuhet në njoftim. Komuna ka bërë të ditur se lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

“Lidhur me këtë çështje, Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës, me qëllim që institucionet kompetente të ndërmarrin veprimet e nevojshme në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre ligjore”, thuhet në njoftim.

Komuna ka theksuar se respekton lirinë e besimit dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve, por ka kërkuar që çdo ndërtim apo ndërhyrje të bëhet në përputhje me ligjin. Vendoset gurthemeli i Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri” në Zogaj të Vushtrrisë “Komuna e Vushtrrisë rithekson se respekton dhe garanton lirinë e besimit dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve, pa dallim.

Njëkohësisht, çdo ndërhyrje, ndërtim apo zhvillim në territorin e Komunës duhet të realizohet në përputhje të plotë me legjislacionin dhe procedurat në fuqi”, thuhet në njoftim. Komuna ka thënë se mbetet e përkushtuar ndaj trajtimit të barabartë të qytetarëve dhe respektimit të procedurave institucionale.

“Komuna mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve dhe respektimit të procedurave institucionale, pa asnjë dallim mbi bazë fetare apo të çfarëdo natyre tjetër”, thuhet më tej.

Në fund, Komuna ka rikujtuar se për aktivitete të kësaj natyre duhet të respektohen procedurat ligjore dhe, kur kërkohet, të sigurohen paraprakisht lejet përkatëse nga institucionet kompetente. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi