“Ja pse e nënshkrova peticionin”, Rama tregon tri arsyet bazë

0%

Përparim Rama, i është bashkuar nismës legjislative qytetare të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), për ndryshimin e Kodit Penal. Rama ka përmendur tri arsye bazë se pse e ka nënshkruar sot peticionin.

“Ky kryeministër: Ka shpërfillur vendimet e Gjykatës Kushtetuese Ka refuzuar dhe përçmuar prokurorët e Republikës së Kosovës Ka përdorur paranë publike për përfitime elektorale Këto nuk janë vetëm shkelje. Janë rrezik për demokracinë dhe shtetin tonë.

Prandaj sot iu bashkova qytetarëve dhe nënshkrova peticionin që kërkon përgjegjësi penale për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Kushtetueses dhe keqpërdorimin e parasë publike për përfitime elektorale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fakti që qytetarët po e thonë gjithnjë e më qartë se askush nuk është mbi Kushtetutën e ligjin dhe paraja publike nuk është pronë partiake, dëshmon rritjen e vetëdijes qytetare dhe kjo është e shëndetshme për demokracinë tonë. Kosova është shtet i të gjithë. Nuk është pronë e një partie, e aq më pak e një njeri u”, shkruan Rama në reagim.

Burimi: Bota Sot