​Vazhdon konflikti i familjes Beckham

0%

Victoria Beckham foli me shumë dashuri për familjen e saj të bashkuar, teksa zbuloi se po “krijon kujtime me njerëz të veçantë” gjatë pushimeve të saj verore në Evropë siç bën të ditur The Daily Mail Sport, përcjell KosovaPress. Victoria dukej e përmalluar të dielën, teksa publikoi një përzgjedhje fotografish të anëtarëve të familjes së saj nga ndalesa e fundit e udhëtimit në Itali.

Nëna e familjes publikoi edhe një video të familjes duke parë një shfaqje fishekzjarresh nga jahti i tyre, duke shkruar: “Fishekzjarret janë si njerëzit e veçantë në jetën tuaj që ju bëjnë të shkëlqeni.

Ju dua të gjithëve shumë!” Victoria ndau gjithashtu fotografi të fëmijëve të saj Cruz, Harper, dhe Romeo, me një mungesë që është bërë e zakonshme tash e sa muaj të djalit të madh, Brooklyn. Brooklyn kishte publikuar një deklaratë të fortë në janar, duke thënë se nuk donte të kishte asgjë të bënte me prindërit e tij, Davidin dhe Victorian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai i tha botës se nuk donte të kishte asgjë të bënte me “Brand Beckham”, diçka që familja Beckham nuk i është përgjigjur kurrë. Pak para Krishtlindjeve të vitit të kaluar, Brooklyn bllokoi prindërit e tij në Instagram, ndërsa më vonë avokatët e tij i shkruan ekipit të Beckham-ëve duke kërkuar që e gjithë komunikimi të zhvillohej përmes përfaqësuesve ligjorë.

Por, për vëllain e vogël Cruz, zbrazëtia që ka lënë Brooklyn është bërë e ditur edhe në rrjete sociale. Të dielën ai publikoi një fotografi të tij me vëllain e madh nga fëmijëria, ani se ky i fundit ka ndërprerë çdo konkat më të. Pavarësisht dhimbjes së familjes për konfliktin me Brooklyn, ata duket se po përpiqen ta shijojnë sa më shumë udhëtimin së bashku.

Burimi: Bota Sot