Aktakuzë për vrasje të rëndë në Mitrovicë

0%

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj A.S., i cili dyshohet se më , në një banesë në rrugën “Adem Voca”, ka vrarë me thikë E.I. dhe ka tentuar ta vrasë edhe S.I.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me inicialet A.S., për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më , në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës E.I., i pandehuri A.S. dyshohet se e ka privuar nga jeta viktimën në mënyrë tinëzake dhe mizore. Sipas Prokurorisë, A.S. kishte shkuar në banesën e viktimës, ku në atë kohë ndodheshin edhe i dëmtuari S.I., dëshmitari I.M. dhe vajza e tij e mitur gjashtëvjeçare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në momentin kur viktima ia kishte hapur derën, i pandehuri dyshohet se i kishte folur, e kishte përqafuar dhe i kishte uruar festën e Kurban Bajramit. Më pas, kishte hyrë brenda në kuzhinë dhe papritmas kishte nxjerrë një thikë, me të cilën e kishte goditur viktimën në pjesën e përparme të qafës. Si pasojë e plagës së shkaktuar, E.I. kishte vdekur para se të arrinte të dërgohej në spital.

Pas këtij veprimi, sipas aktakuzës, i pandehuri i ishte drejtuar edhe të dëmtuarit S.I., duke tentuar ta godiste në fyt me thikë. I dëmtuari kishte arritur t’i shmangej goditjes, ndërsa A.S. e kishte goditur në fytyrë, përkatësisht në hundë dhe buzë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet dhe t’i shqiptojë dënim meritor sipas ligjit.

Burimi: Bota Sot