Shqipëria dhe, sidomos, mediat tepër të rralla patriotike në Tiranë duhet të kenë shumë kujdes edhe për një fakt tjetër: të mos lejojnë depërtimin e opinionistëve, gazetarëve dhe analistëve nga Kosova, siç bëjnë televizionet, të cilët, me shumë hipokrizi e djallëzi dhe nën maskën e pseudopatriotizmit, pseudoeuropianizmit dhe islamofobizmit, mundohen të promovojnë agjenda serbofilie dhe përçarëse, sidomos fetare, edhe te mediat e Tiranës.
Shikoni se çfarë helmi antikombëtar dhe përçarës po bëjnë mediat në Kosovë, të cilat, fatkeqësisht, ua kanë kaluar edhe atyre të Shqipërisë. Mos të harrojmë se Kosova ka qenë koloni e Serbisë dhe se agjenturat dhe fijet e Beogradit nuk janë këputur.
Në Kosovë janë shumë politikanë, sidomos nga opozita, por ka edhe nga Shqipëria, kryesisht kryeministri dhe qeveria e tij, të cilët janë të zhytur në korrupsion dhe hajdutëri, të cilët “deklarohen” dhe “betohen” për SHBA-të dhe Europën vetëm për të fshehur hajninë dhe korrupsionin e tyre dhe për t’u dukur në popull si politikanë proeuropianë dhe proamerikanë.
Ashtu sikurse ka edhe islamofobë të cilët e përdorin islamofobinë si maskë të serbofilizmit tinëzar të tyre; të cilët e përdorin islamofobinë si maskë urrejtjeje karshi shumicës së shqiptarëve myslimanë, sepse Kosova shtet është në sajë të mundit, sakrificave dhe gjakut të shumicës së shqiptarëve myslimanë.
Pra, këta pseudopatriotë, fallcoproperëndimorë dhe islamofobë janë hipokritë dhe shumë djallëzorë, që me shumë marifet duan të mbulojnë dhe të justifikojnë atë se çfarë realisht synojnë dhe veprojnë.
Europa qëndron indiferente dhe nuk dëshiron as zhvillimin dhe as bashkimin e shqiptarëve, sepse Europa ka frikë nga zgjimi kombëtar i shqiptarëve; ajo ka frikë dhe nuk e dëshiron as bashkimin, as zhvillimin e kombit shqiptar dhe as të demokracisë.
Nuk është feja ajo që pengon anëtarësimin e shqiptarëve në BE, por është përkatësia etnike shqiptare shkaku kryesor që, për më shumë se dy mijë vjet, Europa urren shqiptarët.
Ajo i ka dashur shqiptarët që të jenë edhe perandorë e komandantë romakë, bizantinë; i ka dashur që prej tyre të ketë klerikë të lartë, por nuk u ka lejuar shqiptarëve që të kenë kisha iliro-shqiptare, as gjuhë, shkollë dhe as liturgji fetare në gjuhën shqipe, sepse, në esencë, Europa latine, gjermanike dhe sllave e kanë urryer etninë dhe kombin më të vjetër europian, shqiptarët, aq sa kryqtarët e Mesjetës plaçkitën dhe rrënuan Ilirikun dhe i lejuan, apo më saktë i ftuan, sllavët që të rrëmbejnë tokat ilire, mbi të cilat sllavët ngritën perandoritë e tyre.
Kjo është e vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët para se Ballkanin ta pushtonin osmanët dhe, me rënien e Perandorisë Osmane, përsëri me ndihmën e Europës u ngritën shteti grek dhe shtetet sllave të Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë bullgare mbi trojet shqiptare.
Këto padrejtësi dhe të vërteta shumë të rënda për shqiptarët i dinë mirë amerikanët dhe prandaj vetëm SHBA-të janë miq dhe aleatë të vërtetë që i kanë mbështetur, i mbështesin dhe i mbrojnë shqiptarët, Shqipërinë dhe Kosovën.
Ishte fat i madh për shqiptarët dhe për Kosovën që triumfoi ideologjia amerikane e lirive dhe e të drejtave të njeriut mbi diktaturat dhe regjimet antihumane në rang botëror, gjë që mundësoi rënien e komunizmit në Shqipëri dhe shkatërrimin e perandorisë komuniste jugosllave dhe që, me ndërhyrjen dhe vendosmërinë ushtarake amerikane, u çlirua Kosova nga kolonizatori serb.
SHBA-ja e çliroi Kosovën, edhe pse e dinin që Kosova është me shumicë e banuar nga shqiptarë dhe kryesisht të besimit islam, siç kanë deklaruar edhe presidentët Klinton dhe Bush. Të deklarohesh, siç bëjnë islamofobët dhe kryeministri i Shqipërisë, se Serbia e ka humbur Kosovën, është po ajo gjë që thotë Beogradi: se Kosovën e humbëm se na e mori NATO-ja.
Por, në fakt, Serbia nuk e ka humbur Kosovën, sepse ajo nuk ka qenë kurrë e Serbisë, pasi Kosova gjithmonë ka qenë shqiptare dhe e Shqipërisë etnike.
Ku e kanë hallin islamofobët shqipfolës, deri te Kryeministri i Shqipërisë, të cilët disa deklarohen se Kosovën e formuan europianët dhe NATO-ja, disa thonë se Serbia e ka humbur Kosovën; disa të tjerë e përdorin islamofobinë për të maskuar serbo-rusofilinë dhe nostalgjinë për kolonizatorin serb, me qëllim për të zbutur e harruar gjenocidin 150-vjeçar serb mbi popullsinë shqiptare, sidomos mbi atë të besimit mysliman?
