Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet pa ngarkesa të mëdha, ndërsa pritjet për automjete janë kryesisht të shkurtra, shkruan Sinjali. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përditësuar më , pritjet më të gjata janë regjistruar në Jarinjë, ku në dalje nga Kosova qytetarët po presin nga 10 deri në 15 minuta.
Në Bërnjak pritjet janë 5 deri në 10 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje, ndërsa në Merdarë dhe Mutivodë pritjet në dalje shkojnë deri në 10 minuta. Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë nga 1 deri në 5 minuta.
Konkretisht, në Dheu të Bardhë, Glloboqicë, Han të Elezit, Muçibabë dhe Stançiq shkruan Sinjali pritjet janë rreth 5 minuta, ndërsa në Kullë dhe Vërmicë nga 3 deri në 5 minuta. Gjendje edhe më e qetë paraqitet në Qafë të Morinës, ku pritjet janë 2 deri në 3 minuta, si dhe në Qafë të Prushit, ku qytetarët presin vetëm 1 deri në 2 minuta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
