Haxhiu: Duhet të gjendet një president konsensual, LVV-ja shpreh

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur konferencë për media pas takimit me liderët e subjekteve politike, ku është diskutuar për situatën politike dhe mundësinë e tejkalimit të ngërçit institucional. “Sapo përfundova takimin me liderët e subjekteve politike që iu përgjigjën pozitivisht ftesës time për takim.

Qëllimi i këtij takimi ishte që, në rrethanat që jemi, të shohim a kemi ndonjë rrugë për të ecur bashkë përpara. I falënderoj kryetarët e subjekteve politike që ishin të pranishëm”, tha Haxhiu. Ajo theksoi se aktualisht ekzistojnë dy qëndrime të ndryshme politike sa i përket mënyrës së konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së presidentit.

“Të nderuara media, ju e dini që para nesh janë dy qëndrime politike. Qëndrimi i LVV-së dhe partnerëve është që, nëse hyjmë në konstituim të Kuvendit pa ndonjë marrëveshje për presidentin, mund të përsëritet kriza e vitit të kaluar. Në anën tjetër, kemi qëndrimin e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së që të hyjmë me konstituimin e Kuvendit dhe pastaj të flitet për presidentin”, u shpreh ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Haxhiu tha se gjatë takimit ka dëgjuar qëndrimet e të gjitha subjekteve politike dhe se, sipas saj, ekziston nevoja për kompromis për të shmangur zgjedhjet e reja. “Sot kam dëgjuar qëndrimet e subjekteve politike. Të gjitha ishin që duhet të kontribuojmë maksimalisht për çështjen e marrëveshjes për presidentin dhe të shmangen zgjedhjet.

Nuk pres që partitë politike të pajtohen për gjithçka. Nëse nuk mund të merremi vesh sot, nuk kemi garanci që një palë zgjedhjet e reja do të na bëjnë të merremi vesh nesër”, tha Haxhiu. Ajo shtoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë takimit ka theksuar se i ka votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit, ndërsa çështja kryesore mbetet marrëveshja për presidentin.

“Kryeministri Kurti e theksoi që i ka votat për kryetar të Kuvendit dhe çështja është te marrëveshja për presidentin”, tha u.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu. Haxhiu bëri thirrje që partitë politike të nisin diskutimet me emra konkretë për një president konsensual, duke theksuar se kjo do të mund të ndihmonte në tejkalimin e ngërçit politik.

Derisa nënvitzoi se Lëvizja Vetëvendosje ka përsëritur qëndrimin se është e gatshme për një president konsensual, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja dhe të gjendet një zgjidhje për krizën institucionale.

Burimi: Bota Sot