Haxhiu pas takimit me liderët politikë: Shpresoj që partitë të

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot një takim konsultativ me liderët e partive politike dhe përfaqësues të komuniteteve jo shumicë, ku është diskutuar çështja e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Pas takimit, Haxhiu tha para mediave se qëllimi i konsultimeve ishte që partitë politike të kontribuojnë në gjetjen e një marrëveshjeje dhe të shmanget mundësia e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. “Pas gjithë këtyre muajve s’kemi pse të hamendësojmë se çka sjell pjesa e marrëveshjes.

Sot kam dëgjuar subjektet politike dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm thanë se duhet të kontribuojnë në zgjedhjen e një marrëveshjeje dhe t’u ikim zgjedhjeve të parakohshme. Shpresoj shumë që partitë politike të arrijnë marrëveshje”, deklaroi Haxhiu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë takimit ka theksuar se i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, ndërsa çështja më e ndjeshme mbetet zgjedhja e Presidentit. “Kurti theksoi që i ka votat për kryetarin e Kuvendit dhe të Qeverisë, por çështja është te Presidenca.

Mund të jetë çështja e tretë, pasi është Kuvendi, Qeveria, por është çështja me prioritet”, tha Haxhiu. Sipas saj, Kurti ka bërë të ditur se LVV-ja nuk dëshiron që Presidenti i ardhshëm të jetë nga radhët e saj, por është e hapur për një figurë konsensuale. “Kurti e përmendi që nuk duan që Presidenti të jetë nga radhët e LVV-së, por janë për një President konsensual.

Uroj që takimet me partitë politike të ndodhin shumë shpejt, siç na tha edhe kryetari i LVV-së. Uroj që ky takim të mos refuzohet nga partitë politike”, u shpreh ajo. Haxhiu tha se do të dëshironte që në takim të ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë politikë, me qëllim që të kontribuohej në tejkalimin e situatës aktuale dhe në gjetjen e një zgjidhjeje.

Në takimin konsultativ morën pjesë kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, si dhe përfaqësues të partive të komuniteteve jo shumicë.

Burimi: Telegrafi