Bashkëjetonte me 16-vjeçaren, policia e Gjakovës nis hetimet

0%

Një rast i dyshuar i bashkësisë jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç është raportuar në Gjakovë. Sipas Policisë, më , në stacionin policor është paraqitur një person i dyshuar, së bashku me një vajzë 16-vjeçare, me të cilën, sipas raportimit, ka qenë duke bashkëjetuar prej disa muajsh.

Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet më tej nga njësitë e Hetimeve Rajonale. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Burimi: Telegrafi