Haxhiu: LVV është për një president konsensual

0%

Ka përfunduar takimi në mes liderëve të subjekteve politike dhe ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Haxhiu tha se në takim ishin të pranishëm 11 liderë të partive politike ndërsa qëllimi i takimit ishte diskutimi i çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Ajo tha se zgjedhjet e reja duhet të shmangen dhe kjo bëhet më marrëveshje në mes partive politike. “Para nesh janë dy qëndrime politike, ai i LVV dhe partnerëve që nëse hyjmë në konstituim të Kuvendit pa marrëveshje për presidentit, mund të përsëritet kriza, dhe në anën tjetër qëndrimin e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës që të konstituohet Kuvendi dhe më pas të flitet për president.

Unë nuk jam këtu për të gjykuar qëndrimet e partive politike, por nuk kemi nevojë të hamendësojmë se çka sjellë mungesa e një marrëveshje. Unë sot kam dëgjuar qëndrimet e partive politike që ishin të pranishme në takim, të gjitha ato, ishin që duhet të kontribuojnë në marrëveshjen për presidentin dhe duhet të shmangin zgjedhjet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse nuk mund të merremi vesh sot, nuk kemi asnjë garanci që një palë zgjedhje të reja do të na bëjnë të merremi vesh nesër” – tha ajo. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, tha se duhet të niset të flitet me emra të përveçëm për president konsensual. Haxhiu tha se LVV ka theksuar që janë për një president konsensual.

“Unë jam e bindur që qytetarët duan të partitë politike të ulën dhe jo të refuzojnë takime, por të ulen dhe të flasin për çështjen e presidentit. Le të fillojmë të flasim me emra të përveçëm, konsensual. Kemi një qëndrim të LDK-së për president konsensual, të fillojmë të flasim për emra të përveçshëm për kandidat konsensual e që nuk është në radhët e partive politike.

LVV thekson që janë për një president konsensual. Kurti theksoi që i ka votat për kryetarin e Kuvendit dhe për qeverinë, pra çështja është të presidenti. Është çështje prioritare sepse mund t’i bëjmë dyjat dhe të mos kemi zgjidhje për presidentin e të shkojmë në zgjedhje sërish” – tha Haxhiu. Takimi i sotëm i thirrur nga Haxhiu synon gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se takim mund të zhvillojnë vetëm me kryetarët e partive. “Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.

Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë” – thënë Abdixhiku për TV Dukagjini më .

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa ka insistuar që fillimisht të rikthehet funksionaliteti i Kuvendit dhe të respektohet rendi kushtetues.

Edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka kundërshtuar ftesën e Haxhiut për takim me liderët politikë, duke thënë se Aleanca nuk do të marrë pjesë në një proces që, sipas tij, nuk synon zgjidhjen e krizës institucionale.

Në letrën drejtuar Haxhiut, Gjini ka pretenduar se ajo nuk ka mandat për të marrë rolin e “unifikueses së spektrit politik”, duke argumentuar se takimi nuk është thirrur për të gjetur një zgjidhje, por për t’ua atribuar partive të tjera përgjegjësinë për dërgimin e vendit në zgjedhje.Haxhiu ka ftuar liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend për takim më , në ora , në Zyrën e Presidentes.

Sipas ftesës, në takim pritet të diskutohet për zhvillimet politike e institucionale dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese.

Ndërkohë, kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive, në mënyrë që të zhbllokohet situata institucionale.

Burimi: Kallxo