Arrestohet njëri prej autorëve të grabitjes me armë të argjendarisë

0%

Policia e Tiranës dhe efektivët e Komisariatit nr. 5 kanë arrestuar një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë zjarri të ndodhur në Paskuqan. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në pranga ka rënë Argys Kalsi, i cili, sipas burimeve, është arrestuar në Qafë Thanë, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Mësohet se në momentin që ka tentuar të kalojë kufirin, Kalsi është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. Burime bëjnë me dije se i riu ishte identifikuar prej disa ditësh nga Policia e Tiranës si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes.

Megjithatë, arrestimi i tij ishte shtyrë pasi hetuesit po e mbanin nën vëzhgim dhe po kryenin veprime të tjera hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen edhe të bashkëpunëtorit të dytë. Ndërkohë, Policia e Tiranës vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit të dytë të dyshuar për grabitjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot