Shpërndaje në: Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar takimin që ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, po e mban me liderë të partive në pushtet dhe të komuniteteve. Haxhiu pati ftuar të gjitha partitë për t’u konsultuar për çështjen e presidentit. Por ajo u refuzua nga tri partitë shqiptare opozitare – PDK, Lidhja Demokratike dhe Aleanca.
E Çitaku në Facebook e ka komentuar takimin e Haxhiut vetëm me pjesëtarë të partive që udhëheqin institucionet. “Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi, që i ka kapur institucionet, po e mban shtetin peng dhe po e përdor pushtetin për interesa politike, në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës.
Vendin e keni në Kuvend, aty ku duhet ta materializoni vullnetin e qytetarëve dhe ta konstituoni Kuvendin. Ju presim sot, në orën , në Kuvend!” ka shkruar Çitaku në Facebook.
