Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Zagori të Vushtrrisë, ku qytetarët po protestojnë kundër vendosjes së gurthemelit dhe ndërtimit të Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri”. Protesta vjen një ditë pasi “Lëvizja për Rikthim” ka vendosur gurthemelin në lokacionin ku është paraparë ndërtimi i kishës.
Vendoset gurthemeli i Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri” në Zogaj të Vushtrrisë Zyrtarët policorë po qëndrojnë pranë lokacionit të ngjarjes, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimit të incidenteve të mundshme gjatë protestës. Deri më tani nuk është raportuar për incidente, ndërsa situata në vend po monitorohet nga afër nga Policia e Kosovës.
