Lejoi pasagjerët të nxirrnin trupin jashtë dritares së veturës në

0%

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj një vozitësi, pas dy rasteve të kundërvajtjeve të evidentuara dhe të publikuara në media e rrjete sociale. Rasti i parë ka ndodhur më , kur vozitësi kishte lejuar që pasagjerët në ulësen e pasme të nxirrnin pjesë të trupit jashtë dritares së automjetit.

Pamjet e kësaj ngjarjeje u publikuan në disa portale, pas së cilës Policia e Kosovës e ftoi vozitësin për intervistim. Ndaj tij u shqiptua gjobë prej 100 eurosh për kundërvajtjen e kryer. Ndërkohë, më , pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, Policia identifikoi një tjetër shkelje.

Në pamje shihet vozitësi duke kryer në mënyrë të vrullshme një kthim gjysmërrethor, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me datёn , kundёrvajtёsi ka lejuar qё pasagjerёt nё ulёsen e prapme tё dalin me njё pjesё tё trupit jashtё nga dritarja e veturёs, kjo ngjarjё ёshtё publikuar nё disa portale, dhe Policia menjёhere e ka ftuar vozitёsin dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar tiketa prej:100 euro.

Me datёn , Pas publikimit tё videos nё rrjetet sociale, ku shihet kundёrvajtёsi duke bёrё nё menyrё tё vrullshme kthimin gjysёmrrethor me kёtё gjest ka rrezikuar pjesёmarrёsit tjerё nё trafik, Policia e ka ftuar dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar tiketa prej: 150 euro”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi