Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin tragjik në Kliqinë

0%

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave, që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës. Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës .

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se në Emergjencë janë pranuar tre pacientë si pasojë e aksidentit. Sipas spitalit, njëri prej tyre është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“ Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës. Dy pacientët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe, sipas spitalit, janë në gjendje stabile dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Burimi: Bota Sot