QMK: Për një ditë janë regjistruar 29 zjarre, 22 janë shuar

0%

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Zjarret aktive janë: në Komunën e Studeniçanit pranë fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber; në Komunën e Makedonski Brod pranë lokalitetit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol, Lokvica dhe Deviç; në komunat Veles dhe Zelenikovë pranë fshatrave Slp, Gorno Selo, Karabunishte, Buzallkovë, Dobrino dhe Tisovicë; në komunat Jegunovce dhe Saraj pranë fshatrave Kopance, Tudence dhe Bojanë;në komunën e Prilepit pranë fshatit Canishte; dhe në komunën e Dollnenit pranë fshatrave Vrance dhe Belo Pole”.

“Zjarri në deponinë në Delçevë është nën kontroll”, thonë nga QMK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi