Aksident me fatalitet në Kliqinë të Pejës, vdes një person e lëndohen

0%

Një person ka vdekur dhe tre janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot, më , në Kliqinë të Pejës. Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës. Sipas Gashit, rreth orës kanë pranuar informatën për aksidentin. “Në aksident janë përfshirë tri vetura. Katër persona të lënduar.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar.” – ka thënë Gashi. Spitali i Përgjithshëm i Pejës e ka konfirmuar se tre pacientë i kanë pranuar sot në mëngjes. Sipas njoftimit të Spitalit, njëri prej tyre është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë. Dy pacientët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore, janë në gjendje stabile dhe po marrin trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm mjekësor.” – thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo