E rëndë në Kliqinë: Një i vdekur dhe tre të lënduar pas përplasjes së

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës të mëngjesit të sotëm në fshatin Kliqinë të Pejës, në magjistralen Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Megjithatë, njëri prej të lënduarve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë.

“Rreth orës 5 të mëngjesit Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Kliqinë, në magjistralën Pejë-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira tri vetura. Katër persona kanë marrë lëndime, ku të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Por, njërit nga të lënduarit mjeku kujdestar në Emergjencë ia ka konfirmuar vdekjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente policore”, ka thënë Gashi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, ndërsa po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com