PDK-ja me protestë para Qeverisë kërkon vazhdimin e seancës

0%

Shpërndaje në: Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe të martën aksionin para objektit të Qeverisë, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Aksionit të martën i është bashkuar edhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK).

PDK-ja i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të kthehet në Kuvend për t’i hapur rrugë rikthimit të rendit kushtetues. “Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake”, ka shkruar kjo parti në Facebook.

Deputetët e PDK-së po kërkojnë që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e seancës dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit. Aksioni vjen pas disa ditësh përpjekjesh të kësaj partie për të ushtruar presion për vazhdimin e seancës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha