Mitrovica hap dyert për Panairin e Produkteve Tradicionale “Konaku i

0%

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se të hënën, më 17 gusht të këtij viti, pranë Xhamisë “Isa Beg”, ka hapur dyert Panairi i Prodhimeve dhe Produkteve Tradicionale “Konaku i Mitrovicës”. Aktiviteti është organizuar nga Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me fokus të veçantë në mbështetjen dhe promovimin e grave fermere dhe artizane.

Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Remzije Tupella, ka vlerësuar rëndësinë e panairit, i cili synon promovimin, shitjen dhe zhvillimin e produkteve vendore, si dhe fuqizimin e grave në fushën e ndërmarrësisë.

Në panair qytetarët kanë mundësi të njihen nga afër me prodhime dhe produkte tradicionale vendore, duke kontribuar në mbështetjen e grave që merren me bujqësi, prodhim dhe artizanat. Komuna e Mitrovicës ka ftuar qytetarët që ta vizitojnë panairin dhe të mbështesin gratë fermere dhe artizane. Panairi “Konaku i Mitrovicës” do të jetë i hapur nga 17 deri më , pranë Xhamisë “Isa Beg”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi