Dy sulme ndaj punëtorëve shëndetësorë në Viti, stafi proteston për

0%

Brenda pak javësh, në Komunën e Vitisë janë raportuar dy raste të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e stafit gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas rastit të fundit, ku një mjek dyshohet se është sulmuar fizikisht derisa ishte në kujdestari në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozharan, punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Viti kanë mbajtur të martën protestë.

Sulmohet mjeku gjatë kujdestarisë në QMF-në e Pozharanit, reagon Komuna e Vitisë Përmes protestës, punëtorët kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse rritjen e masave të sigurisë dhe mbrojtje më të madhe për personelin shëndetësor në vendet e punës. Ky është rasti i dytë i raportuar brenda një periudhe të shkurtër në këtë komunë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më herët ishte raportuar edhe për sulm ndaj një infermiereje në QKMF-në e Vitisë, raporton Plus Televizion. Punëtorët shëndetësorë kanë shprehur shqetësimin se rastet e tilla po krijojnë pasiguri te personeli, i cili gjatë punës së përditshme është në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët dhe qytetarët.

Sulmohet infermierja në Viti, reagon Komuna: Dhuna ndaj stafit shëndetësor nuk tolerohet Ata kanë kërkuar që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa konkrete për rritjen e sigurisë në objektet shëndetësore dhe parandalimin e rasteve të ngjashme.

Dy rastet e raportuara brenda pak javësh kanë rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së mjekëve, infermierëve dhe punëtorëve të tjerë shëndetësorë gjatë kryerjes së detyrës.

Burimi: Telegrafi