Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, derisa kanë kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që t’i hapë rrugë rikthimit të rendit kushtetues. Të pranishëm në aksion janë edhe Rinia Demokratike.
“Edhe sot, bashkë me Rininë Demokratike të Kosovës, jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake”, thonë nga PDK-ja.
