Pas ditëve të nxehtë me diell, sot priten reshje shiu

0%

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë kthjellimet në pjesën e parë të ditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vranësirat prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në të gjithë territorin. Në zonën e veriut reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4-7 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot