Rrëfimi prekës i Avni Deharit për humbjen e dy djemve, Astritin dhe

0%

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka folur për herë të parë në një rrëfim emocional për humbjen e dy djemve të tij, Arbnorit dhe Astritit. Në një intervistë në emisionin “Pressing One”, Dehari tha se ka qenë shumë i afërt me të dy djemtë dhe se humbja e tyre ka qenë një goditje e rëndë për familjen. Ai tregoi se rrethanat e vdekjes së dy djemve kanë qenë të ndryshme.

“Historia e vdekjes së Astritit ka qenë ndryshe”, tha Dehari. Duke folur për Arbnorin, ai tha se djali i tij kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga kati i pestë i banesës. “Arbnori ra prej katit të pestë të banesës. Fatkeqësia më e madhe është që Prokuroria nuk e ka bërë punën që duhet ta bënte dhe i ka lënë këto raste të hapura.

Kur lihen rastet e hapura, dyshimet pastaj rriten gjithqysh. Pastaj, edhe sikur të mos jetë ashtu, ki të drejtë të mendosh”, u shpreh ai. I pyetur për epilogun e rastit të Arbnorit nga ana e institucioneve të drejtësisë, Dehari tha se rasti nuk është trajtuar siç duhet. “Nuk është mbyllë si duhet”, deklaroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deputeti tha se humbja e dy djemve ka qenë një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, duke theksuar se të dy ishin të rinj dhe kishin të ardhmen përpara. “Për neve ka qenë shok, tepër e rëndë. Arbnori sapo e mbaroi fakultetin, ndërsa Astriti ishte absolvent dhe e kishin jetën përpara”, tha Dehari.

Ai shtoi se raporti me djemtë e tij ka qenë shumë i afërt dhe se me ta kishte biseduar gjithmonë hapur dhe lirshëm.

Burimi: Telegrafi