“E ka kapë edhe BE-në” – Buzhala reagon pas zhvillimit për hapjen e

0%

Viktor Buzhala ka reaguar pas zhvillimeve lidhur me hapjen e urës së Ibrit, e cila për 27 vjet ka qenë e mbyllur dhe e ndarë mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar këtë zhvillim në favor të kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi, Buzhala ka përdorur ironi për të komentuar raportin e Kurtit me Bashkimin Evropian, duke thënë se kryeministri ka arritur ta bindë edhe BE-në për hapjen e urës. “Albini po get e ka kapë edhe Bashkimin Europian.

Imagjinojeni arriti me i bindë që me e hapë pas 27 vjetësh një urë që ka qenë e dizajnuar deri me 2020 me qenë pikë kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reagimi vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian ka konfirmuar se janë përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pas vendimit të KFOR-it për të nisur një tranzicion gradual të pranisë së tij të përhershme ushtarake në këtë lokacion.

Burimi: Bota Sot