Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të qarkullojnë pa kufizime gjatë ditës së nesërme. Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme në qarkullim.
“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendim i”, thuhet në njoftim.
